Fifi: Fama nuk ka ndikuar për keq tek unë, mundohem të mos e harroj prejardhjen

Mediale Vip

Fifi: Fama nuk ka ndikuar për keq tek unë, mundohem të mos e harroj prejardhjen

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 10:26
Fifi

Këngëtarja shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, vazhdon të jetë personazh mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Artistja numëron vite të shumta në skenë dhe deri më tani ka arritur të realizoj projekte e hite të mëdha.

Ajo kësaj radhe u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë në Instagram përmes opsionit pyetje – përgjigje.

Një nga pyetjet drejtuar Fifit ishte se sa ka ndikuar fama tek ajo, megjithëse shumë artistë ndryshojnë.

“Nuk besoj që ka ndiku për keq nëse veç ka ndiku, sërish jam njeri me këmbë në tokë dhe shumë modeste. Mundohem të mos e harroj prejardhjen”, është përgjigja e saj.

Fifi momentalisht është duke punuar në një projekt të ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Ajo do të vijë në bashkëpunim me reperin Bardhi dhe DJ Gimi-O.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat