Manjola Nallbani flet për përjetimin e situatës me COVID-19: Shumë e kalojnë si një grip! Për mua nuk ishte i tillë!

Mediale Vip

Manjola Nallbani flet për përjetimin e situatës me COVID-19: Shumë e kalojnë si një grip! Për mua nuk ishte i tillë!

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 20:29
Manjola Nallbani

Këngëtarja e mirënjohur Manjola Nallbani flet se si e ka përjetuar situatën me COVID-19.

Ajo theksoi se ka përjetuar shqetësime që nuk i ka provuar kurrë nga një grip i thjeshtë dhe se e vetmja gjë e mirë ishte që kuptoi se sa shumë njerëz e kanë trajtuar çdo ditë me dashuri e kujdes.

"Kjo buzëqeshja ime me gjithë shpirt është për ju.Së pari duke u nisur nga çfarë kalova dua tu këshilloj sinqerisht të bëni kujdes e të ruani veten. "

"Shumë e kalojnë si nje grip! Për mua nuk ishte i tillë!"

" Përjetova shqetësime që nuk i kam provuar kurrë nga një grip i thjeshte! Jo vetëm për shqetësimet fizike po sidomos gjendjes psikologjike sepse fakti që është i pabesë dhe nuk di çfarë të sjell as minuti të tremb sigurisht!"

"E vetmja gjë e mirë ishte që kuptova sa shumë njerëz paskam pasur që më kanë treguar çdo ditë shumë dashuri e kujdes!"

" E çmoj dhe më tepër sepse kjo është një kohë e vështirë për të gjithë! Ju falenderoj secilin nga ju nga zemra"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat