Romancë e re?

Mediale Vip

Romancë e re?

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 21:16
Pamje e shkeputur nga video

Ka dy javë që në media po shkruhet se një lidhje e re dashurie mund të ketë nisur mes reperit Don Xhonit dhe “Miss Universe Albania 2018” Trejsi Sejdinit.

Shkaku? Disa foto të publikuara nga mediat ku dyshja shihet duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata duken mjaft të afërt, teksa deri më tani nuk kemi qenë në dijeni të ndonjë miqësie mes tyre.

Pak ditë më parë, “Prive” raportoi se mes dyshes s’ka asgjë më shumë se miqësi. Burimet treguan se ata i ka bërë bashkë puna, pasi Trejsi do të ishte protagoniste në klipin e ri të Don Xhonit.

Në fakt, gjithçka është vërtetuar vetëm pak minuta më parë, pasi reperi ka publikuar këngën e tij më të re me titullin “Kokaina”.

Trejsi është modelja e klipit të tij, ndërsa kjo këngë ka hedhur poshtë të gjitha aludimet për një romancë të re mes çiftit.

Për më tepër, ndiqeni vetë këngën e re të Don Xhonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat