John Legend nuk i reziston dot pozave seksi të Chrissy-t dhe komenti na la me gojë hapur!

Mediale Vip

John Legend nuk i reziston dot pozave seksi të Chrissy-t dhe komenti na la me gojë hapur!

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 22:55
John Legend dhe Chrissy Teigen

Këngëtari John Legend dhe partnerja e tij, Chrissy Teigen, janë një ndër çiftet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale, të cilët s’e kanë aspak problem të tregojnë pa dorashka jetën e tyre.

Dyshja ndan thuajse gjithçka me publikun, madje edhe komentet pikante ia bëjnë shpesh njëri-tjetrit në rrjete sociale.

Së fundmi, modelja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto shumë seksi ku shfaqet me të brendshme, ndërsa krahas saj shkruan: “Fuck it“.

Gjithçka në rregull, deri në momentin që shohim komentin epik të John Legend, i cili s’i ka rezistuar dot pozës së partneres së tij.

“Mos të të vijë keq kur ta bëj”- shkruan ai, koment i cili ka habitur edhe vetë Chrissy-n.

Pak javë më parë, dyshja ndau lajmin më të dhimbshëm të jetës së tyre, abortin e fëmijës së tretë.

Ata pikëlluan ndjekësit me fotot e rrëfimin e tyre për fëmijën e humbur, ndërsa treguan se u bënë të fortë për njëri-tjetrin dhe dy fëmijët e tjerë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat