Almeda i bëri Tolgës dedikimin më të bukur dhe ai iu përgjigj në shqip!

Mediale Vip

Almeda i bëri Tolgës dedikimin më të bukur dhe ai iu përgjigj në shqip!

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 23:09
Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm!

Ata janë tepër aktivë në rrjete sociale dhe bëjnë shpesh pjesë të përditshmërisë së tyre edhe ndjekësit.

Vetëm disa ditë më parë, ata dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të dytë, ndërkohë që vendosën të na mbajnë të gjithëve ende kuriozë për gjininë e foshnjes.

Në Instagram nuk mungojnë dedikimet e bukura të dashurisë për njëri-tjetrin, ndërsa ky i mbrëmjes së sotme na i shkriu zemrat.

Almeda publikoi në llogarinë e saj një foto të një luani dhe një luaneshe, të cilët po tregonin afrimitet me njëri-tjetrin.

“Ne”- shkroi Almeda duke etiketuar bashkëshortin dhe duke i bashkëngjitur një zemër.

Përgjigjia e Tolgahanit erdhi në shqip.

“Po”- shkroi aktori, i cili çdo ditë e më shumë po e mëson më mirë gjuhën shqipe dhe ka nisur të flasë shpesh shqip në rrjete sociale.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat