Dojna Mema tregon ngjashmërinë e madhe me personin e familjes!

Mediale Vip

Dojna Mema tregon ngjashmërinë e madhe me personin e familjes!

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 23:20
Dojna Mema

Moderatorja Dojna Mema ka arritur ta bëjë tashmë VIP gjyshen e saj, me të cilën është tepër e lidhur. Ajo tashmë ka një llogari personale në Instagram me emrin “Gjyshja e Dojnës”, siç njihet nga të gjithë dhe duket se mbesa i ka ngjarë shumë!

Shkathtësia dhe elokuenca në të folur, sinqeriteti dhe humori janë tiparet që karakterizojnë gjyshe e mbesë, ndaj ato janë kthyer në dyshen më të dashur të ekranit.

Tashmë ato janë bërë shumë të famshme edhe në You Tube, ku prej kohësh realizojnë video mjaft interesante.

Mirëpo lidhja dhe ngjashmëria e Dojnë me gjyshet qenka më e madhe nga sa mund ta mendonim.

Së fundmi, moderatorja ka ndarë me ndjekësit në Instastory një foto ku vë në dukje ngjashmërinë e madhe me gjyshen nga ana e babit.

Siç shihet edhe në fotot e publikuar prej saj ato ngjajnë shumë me njëra-tjetrën, teksa krah fotos Dojna ka shkruar:

Gjyshja ime tjetër, nga ana e babit, që nuk e jetova gjatë. Po shihja albumin dhe më duket mua apo kemi ngjashmëri të madhe? 

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat