Khloe Kardashian bëri të ditur vendimin e fundit të familjes dhe njerëzit reaguan keq

Mediale Vip

Khloe Kardashian bëri të ditur vendimin e fundit të familjes dhe njerëzit reaguan keq

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 06:45
Familja Kardashian

Familja Kardashian njihet për festat madhështore që organizon herë pas here dhe një nga më të diskutuarat është ajo e Krishtlindjeve. Mirëpo, këtë vit festa është anuluar për shkak të pandemisë. Vendimin e bëri të ditur Khloe Kardashian përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shkroi:

“Rastet me Covid po dalin jashtë kontrollit në Kaliforni, kështu që ne vendosëm që nuk do të bëjmë një festë në prag të Krishtlindjeve këtë vit. Është hera e parë që nga viti 1978, që nuk do të kemi një festë në vigjiljen e Krishtlindjeve. Shëndeti dhe siguria vijnë të parat! Është e domosdoshme ta marrim seriozisht këtë pandemi.”

Statusi i Khloe-s nxiti reagime të shumta në rrjet dhe shumë njerëz u kapën keq me familjen Kardashian, e cila nuk i ka kursyer festat gjatë pandemisë. Kim mbajti një festë me rastin e ditëlindjes me dhjetëra të ftuar në një ishull privat, ndërsa Kendall organizoi një festë të madhe ditëlindjeje dhe Halloween-i, me shumë të ftuar VIP.

Në një pjesë të madhe të komenteve shkruhej se familja nuk e ka marrë në asnjë moment seriozisht pandeminë, duke mos i respektuar asnjëherë masat anti-Covid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat