“Drejtësi për Klodianin”, Kejvina Kthella publikon pamje nga protesta

Mediale Vip

“Drejtësi për Klodianin”, Kejvina Kthella publikon pamje nga protesta

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:39
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella foli për të kërkuar drejtësi për Kloadianin.

Në orët e para të ditës së marte, 25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua me armë zjarri nga polici në Tiranë.

Raportohet se viktima nuk i ishte përfillur urdhrit të policisë, pasi kishte dalë gjatë orës policore.

25-vjeçari kishte ndërruar jetë në spital, kurse rasti i tij ka nxitur reagime të shumta nga fytyrat publike, të cilët po kërkojnë që të zbardhet ky rast.

Reagimet ishin të shumta, përfshirë edhe ato nga emrat e njohur të estradës.

Në mesin e tyre edhe Kejvina Kthella e cila ka publikuar pamje nga protesta, aty ku u mblodhën një numër tejet i madh i njerëzve.

“Drejtësi për Klodianin”, ka shkruar ajo pranë postimit.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat