Eni Koçi testohet për COVID-19 pasi partneri i saj, Genc Prelvukaj rezultoi pozitiv

Mediale Vip

Eni Koçi testohet për COVID-19 pasi partneri i saj, Genc Prelvukaj rezultoi pozitiv

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 17:32
Eni Koçi

Ditën e djeshme (e martë) artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, ka njoftuar fansat e tij përmes rrjeteve sociale se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Përkundër masave mbrojtëse dhe kujdesit ndaj parandalimit të virusit, ai tregoi se ka dalë pozitiv.

Megjithatë, pas kësaj duket se testit për coronavirus i është nënshtruar edhe partnerja e tij, Eni Koçi, pasi të shumtën e kohës e kalojnë pranë njëri-tjetrit.

Në një postim të ndarë në InstaStory, Koçi tregon se ka bërë testin serologjik por që në bazë të rezultateve ka qenë e infektuar me virus para tre muajve.

“Për fatin tim të mirë, e kam kaluar virusin para 3 muajve pa shqetësime serioze. Ju uroj shërim sa më të shpejt të gjithëve ju që po e kaloni ndërkohë”, ka shkruar ajo.

Pavarësisht kësaj, Eni javën e kaluar publikoi këngën e re të titulluar “Lamtumirë” në bashkëpunim me grupin Fisnikët.

Image

 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat