John Legend përlotet gjatë spektaklit, konkurrenti i “The Voice” bën gjestin prekës për të dhe Chrissy-n

Mediale Vip

John Legend përlotet gjatë spektaklit, konkurrenti i “The Voice” bën gjestin prekës për të dhe Chrissy-n

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 19:18
Chrissy Teigen, John Legend

John Legend është përlotur publikisht së fundmi, pasi një konkurrent në spektaklin “The Voice” i ka dedikuar performancën bashkëshortes së tij, Chrissy Teigen.

Legend dhe bashkëshortja e tij humbën fëmijën e tyre të tretë, sepse Chrissy pati komplikacione gjatë shtatzënisë. Në nder të fëmijës së humbur dhe dhimbjes së familjes konkurrenti i “The Voice” performoi  këngën “Fix you”, të cilën ia dedikoi Legend dhe Teigen.

“Jam këtu duke qarë. Kur fola me John Holiday për këtë këngë, i thashë se do të ishte shumë për ne nëse do të japësh një performancë emocionuese dhe ta lesh veten tënde të lire, lëre veten thjesht përjeto emocionin e këngës”, u shpreh Legend.

Gjithashtu këngëtari ka rikujtuar një moment shumë prekës me familjen e tij.

“Unë isha ulur dhe po punoja dhe filluam të luanim këtë këngë. Gruaja ime ishte ulur afër meje, vajza ime në prehrin tim… teksti i kësaj kënge na fliste”, ka treguar John.

Në muajin gusht u zbulua se Legend dhe Teigen po prisnin fëmijën e tyre të tretë. Ata janë dhe prindër të dy fëmijëve, Luna dhe Miles. 1 muaj më vonë, Chrissy tregoi se ishte  shtruar në spital për shkak të një hemorragjie. Më pas vetëm pak ditë pas këtij njoftimi ajo ndau lajmin tragjik se fëmija nuk kishte mundur të mbijetonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat