Anxhela Peristeri rrëfen periudhën më të vështirë të jetës

Mediale Vip

Anxhela Peristeri rrëfen periudhën më të vështirë të jetës

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 11:33
Anxhela Peristeri

Këngëtarja Anxhela Peristeri rrëfeu momentet e vështira të operacioneve të prindërve dhe vështirësitë financiare me të cilat janë përballur kur ishin në Greqi.

Këngëtarja u shpreh se këtë periudhë të vështirë nuk do të dëshironte ta kujtonte dhe ta fshinte nga memoria.

“Momente të vështira kam pasur plot në jetë sepse gjithmonë ia kam dalë e vetme. Kam punuar që 15-vjeçe dhe për një periudhë të gjatë në familje kam punuar vetëm unë. Por, për mua më e rëndësishme është shëndeti. Momentet më të vështira kanë qenë kur prindërit janë sëmurë, sepse mami dhe babi kanë bërë operacione, kanë qenë momente shumë të sikletshme të dhimbshme. Kur është operuar mami kemi qenë në Greqi dhe mbaj mend që nuk kishim lekë për të paguar operacionin. Dhe babi sigurisht e ka pasur të vështirë operacionin para pesë vjetësh, sepse kishte një ulçerë shumë të madhe dhe nuk dinim se si ishte situata. Ka qenë një periudhë që e ka përjetuar shumë keq dhe nuk dua ta kujtoj fare, dua ta fshij nga memoria.”, u shpreh Anxhela.

Sakaq, ajo mori një surprizë të këndshme nga vëllai i saj i cili jeton në Angli. Përmes një videomesazhi ai së bashku me bashkëshorten e tij përcollën disa fjalë të ëmbla për këngëtaren.

“Anxhela të uroj shumë sukses në Festival…, je një motër e mrekullueshme dhe shumë krenarë për ty. Anxhela je një yll plot dritë që rrezaton gjithmonë mirësi dhe dashuri dhe shumë e talentuar dhe kemi shumë besim te suksesi yt, të urojmë fitore, shumë shumë fat dhe me fitore.“, thuhet në mesazhin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat