Partnerja e Stresit reagon për veprimin e reperit

Mediale Vip

Partnerja e Stresit reagon për veprimin e reperit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:26
Stresi dhe Keisi

Keisi ka treguar herë pas here së është gjithmonë në mbështetje të partnerit të saj, Stresi. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi.

Partnerja e reperit ka zbuluar se e mbështet njeriun e zemrës, pasi ky i fundit u përfshi në protestën e djeshme, ku kërkonte drejtësi për 25-vjeçarin Klodian Rasha i cili u vra nga një polic.

Keisi ka postuar në rrjetet sociale pamje nga protesta e mbrëmshme, ku shkruan se është krenare për bashkëshortin e saj.

Ndërkohë kujtojmë se gjatë protestës së djeshme Stresi u shpreh se ishte ai që e kishte organizuar protestën e madje e quajti veten si ‘Azem Hajdari i dytë’.

Kujtojmë se ditën e sotme policia e shpalli në kërkim për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat