Burim Mehmeti e përshkruan kështu artistin e madh Ismet Peja!

Mediale Vip

Burim Mehmeti e përshkruan kështu artistin e madh Ismet Peja!

Nga: Maksim Gjokaj Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:34
Burim Mehmeti dhe Ismet Peja

"Knoma kangën sa tjem gjallë" mund të themi me plot gojën se ky ishte projekti që e riktheu ikonën e muzikës së mirëfilltë popullore e qytetare te ndjerin Ismet Peja në skenë.

Në fakt ky ishte një bashkëpunim i bukur me këngëtarin Burim Mehmeti, i cili në një prononcim për gazetë tonë ai e përshkruan kështu artistin e madh : "Ismet Peja, artist i vlerave të mëdha, plot një jetë ia kushtoj kangës dhe kombit, duke i lënë fonotekës shqiptare një bagazh të pashtershëm këngësh të bukura popullore qytetare.

I dashuri i popullit dhe i artistëve, një njeri plot karizëm dhe qëndrim origjinal...e pushtonte skenên dhe publikun akoma pa fillu këndimin. Njeriu që nuk i ndau asnjeherë artistet ne gjakovar apo shkodran, elbasanas etj...por na bashkoi të gjithëve në një sofër gjithëherë dhe pa hezituar duke na bërë që ta duam edhe me shumë këngën shqipe, të cilen na e percolli në menyren më te mirë tea mundshme".

Baca i këngës shqipe i mungon Burimit por të gjithëve e ne në tokë na mbetet të dëgjojmë gjithmonë zërin e tij e pastër të këngëve që ka lënë e ai tashmë këndon bashkë me ëngjëjt në qiell.BS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat