Aktorja nga Kosova, Ftesa Hazrolli bëhet pjesë e menaxhementit të famshëm turk “Edit Menaxhment”

Mediale Vip

Aktorja nga Kosova, Ftesa Hazrolli bëhet pjesë e menaxhementit të famshëm turk “Edit Menaxhment”

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:59
Ftesa Hazrolli

Një sukses të tillë, do ta kishte zili çdo kush që ëndërron të ketë një karriere të suksesshme në një vend të huaj.

Ky është rasti i aktores nga Kosova Ftesa Hazrolli që tanimë është bërë pjesë e menaxhmentit të njohur turk “Edit Menaxhment”, menaxhment ky shumë i famshëm në Turqi, pjesë e të cilit janë aktorë të njohur, ndër to edhe Jessica May.

Ftesa ka diplomuar në aktrim në Universitetin e Prishtinës, ajo para një viti është vendosur në Stamboll për të vazhduar karrierën e saj në aktrim, ku ka përfunduar një “Actor Studio” me drejtim sistem Stanislavskit ku edhe ka luajtur monologun “KADIN (Gruaja)” nga drama “UYANIŞ (Zgjimi)” me shkrimtar Dario Fo.

Image

Siç shihet nga puna e deri tanishme Ftesa është një aktore tejet premtuese.

Ajo tani është duke ndjekur edhe studimet në nivelin Master në drejtimin “Aktrim dhe Regji” në Istanbul Aydin University. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat