Khloe dhe True bëjnë gjestin e madh

Mediale Vip

Khloe dhe True bëjnë gjestin e madh

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 18:49
Khloe Kardashian, True

Khloe Kardashian po mëson që tani vogëlushen e saj, True, me frymën e bamirësisë. Së fundmi ajo ka ndarë në Instagram video të saj dhe të vajzës, duke dhënë dhurata për festat e fundvitit.

Nënë e bijë kanë shpërndarë pako me dhurata dhe vogëlushja e ka ndihmuar Khloe për t’ua dhënë të tjerëve.

Ato kanë dhuruar lodra për fëmijët dhe adoleshentët në nevojë me rastin e festave.

“Të qenurit njerëz të mirë me njëri-tjetrin duket shumë e thjeshtë, por në këto kohë të errëta na duhet më shumë mirësi dhe dhembshuri. Duhet të telefonojmë miqtë e familjarët e izoluar. Duhet t’ju rikujtojmë njerëzve se i duam dhe nuk janë vetëm. Të shkruajmë letra për të moshuarit ose fëmijët në spital… ndonjëherë ne harrojmë për gjërat e thjeshta që mund të ndryshojnë tërësisht humorin e dikujt dhe t’i ndryshojmë ditën”, shkruan Khloe.

Ajo ka theksuar faktin se sa e rëndësishme është që t’i mësojmë fëmijët e vegjël të dhurojnë, sidomos në të tilla raste të paprecedente. Më tej ajo ka shtuar se është mirë që bamirësia të bëhet në heshtje, por ka raste kur duhet bërë publike, sepse ka të tjerë që duan të ndihmojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat