Rrëfehet Gwyneth Paltrow: “Nuk e dashuroj më aktrimin!”

Mediale Vip

Rrëfehet Gwyneth Paltrow: “Nuk e dashuroj më aktrimin!”

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:21
Gwyneth Paltrow

Gwyneth Paltrow është ndër aktoret më të famshme dhe më të suksesshme të Hollywood.

Por ajo është tërhequr nga aktrimi për shkak se nuk e pëlqen më të luajë në filma.

Ylli i Hollywood përgjatë 5 viteve të fundit është shfaqur vetëm me rolin e Pepper Potts në tre filma të Marvel.

Gwyneth Paltrow tha se “humbi drejtimin” pasi fitoi një Oskar në vitin 1999 dhe “shkëlqimi në aktrim u shua për shkak të vëmendjes së madhe të publikut”.

Roli i saj kryesor i fundit është në filmin me metrazh të gjatë “Mortdecai” në vitin 2015, ku luajti përballë Johnny Depp.

“Një pjesë e shkëlqimit tim në aktrim u zhduk nga të qenurit nën vëzhgim të madh nga publiku, të qenurit fëmijë që është në çdo titull gazete, që kritikohet për gjithçka që bën, thotë apo vesh,”- u shpreh ajo. “Gjithashtu mua më pëlqen të gatuar, të qëndroj me miqtë e mi të vjetër, të gatuar dhe luaj me fëmijët e mi. Nuk dua të jem në një dhomë hoteli për gjashtë javë në Budapest. Kjo nuk është ajo çfarë unë jam.”

Paltrow luajti në shumë filma, përfshirë: Shakespeare In Love, The Talented Mr. Ripley dhe Emma për kompaninë e Harvey Weinstein, Miramax.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat