Alban dhe Miriam i thanë të gjitha!

Mediale Vip

Alban dhe Miriam i thanë të gjitha!

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:04
Familja Skënderaj

Nëse kemi thënë familja më e ëmbël e showbiz-it kemi thënë familja Skënderaj. Miriam dhe Alban si në jetën profesionale, ia kanë dalë të ndërtojnë një familje tepër të shëndetshme me dy dashuritë Ameli dhe Duam.

Sigurisht kurioziteti dhe dashamirësia për t’i parë në intervista është e madhe, sidomos në këto kohë kur duket se janë shkëputur paksa nga muzika për t’iu përkushtuar botës së biznesit.

Së fundmi, dy këngëtarët kanë dhënë një intervistë për “Revista Who”, ku na kanë bërë një udhëtim në kohë. Të pyetur se kush nga dy fëmijët e tyre mund të bëhet këngëtar kur të rritet dhe nëse dëshirojnë që edhe ata të bëhet artistë, dy këngëtarët janë përgjigjur:

Ne duam që ju të bëni çfarë t’ju dëshirojë zemra dhe mbi të gjitha çfarë ju bën juve të lumtur. Synimi më i madh në jetë është të ndihesh i lumtur dhe i plotësuar me veten ndaj ne do t’ju mbështesim në çdo vendim që do merrni në jetë. Nëse do t’ia dilni ta ktheni pasionin në profesion, do të jetë fati më i madh.

Duke u rikthyer pas te fillimet e lidhjes së tyre, Miriam ka treguar se janë dashuruar me shikim të parë, kur janë takuar në një lokal në Zvicër. Më tej, ajo shton se Albani ka qenë shumë romantik që në fillimet e lidhjes dhe vijon ende ta bëjë të ndihet si princeshë.

Patëm një koncert të përbashkët në Zvicër–Cyrih, ku edhe kishim lënë një takim për të folur për një duet të përbashkët, që ishte dhe kënga jonë e parë. Nga ai moment nuk u ndamë më, dhe po, patjetër që ishte dashuri me shikim të parë! Babi ka qenë gjithmonë romantik. Në fillimet tona pas çdo koncerti, ai, edhe pse pa gjumë, merrte gjithmonë avionin për në Gjermani për të qenë pranë njeri-tjetrit. Më bëri të ndihem princeshë kur u fejuam dhe kur u martuam me surprizat që vetëm ai di t’i bëjë të tilla. Por dhe mamit i pëlqen shumë të jetë romanike e të vlerësojë detajet e bukura që i japin ngjyrë jetës.

Ashtu si të gjithë prindërit edhe ata kanë shqetësimet e tyre që nuk ua thonë kurrë fëmijëve. Miriam thotë se e vetmja gjë që ata duan mbi çdo gjë tjetër është shëndeti.

E vetmja gjë që ne duam mbi çdo gjë tjetër është shëndeti. Lutemi çdo natë që të kemi shëndetin mbi të gjitha dhe të jemi të qetë e të lumtur. Vetëm kështu mund të arrish të bësh gjëra të bukura në jetë.

Ndërkohë, Albani ka muaj që nuk ka publikuar asnjë projekt tër ri. Shumë shpejt ai do lançojë një bashkëpunim me Arilena Arën. Ai ka rrëfyer se po ashtu do vijë sërish në bashkëpunim me Miriamin.

Madje jo në një, por disa.

Babi është frymëzuar shumë këto kohe për të krijuar gjëra shumë të bukura, të cilat do t’i ndajë shumë shpejt me të gjithë ata që e duan. Dhe unë do t’i kthehem shumë shpejt sërish muzikës. Jo vetëm një. Kemi plot gjëra të bukura, që do të vijnë. 2021 do të jetë pa diskutim një vit shumë i mirë.

Po ata i keni shkruar letër Babagjyshit? Po! Dhe duan vetëm shëndet dhe harmoni në familje.

Ne duam nga Babagjyshi vetëm shëndetin dhe harmoninë në familjen tonë, ashtu si në të gjithë botën. Ka qenë një vit i vështirë dhe shpresoj që edhe Babagjyshi të na japë një dorë për t’iu rikthyer normalitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat