A do të ketë një takim tjetër Tea-Andi?

Mediale Vip

A do të ketë një takim tjetër Tea-Andi?

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 20:00
Tea-Andi

Nuk dihet ende nëse Tea dhe Andi kanë akoma ndjenja e tërheqje fizike me njëri-tjetrin.

Takimi i tyre la të kuptohet se të dy duan që të kenë diçka me njëri tjetrin, duke lënë pas atë distancën e krijuar. Pas këtij takimi sqarues, Tea zgjodhi që të ketë një tjetër takim me Andin.

Tea: Kam parë që je afruar, je puthur

Andi: ka qenë thjesht argëtim

Tea: Nga je ti?

Andi: Do të dish nga është vjehrra dmth?

Tea: Paske marrë edhe trëndafila

Andi: I kam marrë posaçërisht trëndafilat që sa kishin çelur që t’i marrësh në shtëpi dhe nëse çelin dmth që diçka do të çeli më vonë mes ne të dyve. E ke dëshirën ti?

Tea: Po e kam, ti ke dëshirë?

Andi: Po sigurisht!

Tea: Sa shpejt iku ky takim mendoj që duhet një tjetër.

Andi: Sepse ke dëshirë apo se iku shpejt.

Tea: Të dyja bashkë.

Ndërsa Tea tha se takimi i  katërt nuk bëri asnjë ndryshim për t’i dhënë një përgjigje nëse do të ketë më vonë diçka mes tyre, ajo zgjodhi përsëri Andin në një takim tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat