Gashi thotë se nuk e respekton flamurin e Kosovës: Njerëzit e mi vdiqën për atë kuq e zi

Mediale Vip

Gashi thotë se nuk e respekton flamurin e Kosovës: Njerëzit e mi vdiqën për atë kuq e zi

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 20:24
Reperi Gashi

Reperi Gashi, në një intervistë të dhënë muaj më parë, ka rrëfyer historinë e Kosovës dhe foli edhe për flamurin shtetëror e atë kombëtar.

Labinot Gashi, i njohur me emrin artistik Gashi, është artist me prejardhje shqiptare, i cili tashmë gëzon famë ndërkombëtare.

Gashi, në çdo paraqitje të tij publike ka treguar me shumë krenari prejardhjen e tij, po ashtu flet shumë herë edhe për vështirësitë që kishte për të arritur këtu ku është tani.

Artisti, shumë herë tregoi se rruga për t’u bërë emër i njohur në industrinë e muzikës, nuk ishte aspak e lehtë për të.

Në një intervistë të dhënë muaj më parë në “The Boogleg Key Podcast”, reperi foli haptas rreth prejardhjes së tij.

Gashi përmendi luftën që u zhvillua në Kosovë si dhe njerëzit që humbën jetën për lirinë që e gëzojmë sot.

Kur u përmend Shqipëria, ai tha se deri vonë kemi ndarë të njëjtin flamur, por me t’u pavarësuar, Kosova ka flamurin e saj, por thotë se nuk e respekton atë, ngase njerëzit vdiqën për atë kuq e zi.

“Dikur e ndanim të njëjtin flamur, kurse tani e kemi me të katër e të verdhë. Nuk e respektoj atë, sepse njerëzit e mi vdiqën për atë kuq e zi”, deklaroi reperi.

Në një pjesë të intervistës, ai u përqendrua në atë se sa e vështirë ishte të pranohej në industrinë e muzikës dhe atë se çfarë nënkupton sot për të që të jetë artist i famshëm që vije nga një vend siç është Kosova.

Kujtojmë se Gashi gjatë këtij viti lansoi albumin dhe shumë projekte muzikore, një prej më të suksesshmeve ishte “Mama”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat