Nicolas Cage me projekt të ri në “Netflix”

Mediale Vip

Nicolas Cage me projekt të ri në “Netflix”

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 22:36
Nicolas Cage

Nicolas Cage do të sjellë “History of Swear Words” në Netflix.

Aktori fitues i çmimit “Oscar” ka vendosur të luajë në doku-seritë e reja për Netflix që është i sigurt se do të jetë personi më i diskutuar, shkruan CNN.

Cage do të jetë nikoqir i “History of Swear Words”, i cili do të thellohet në atë që thotë titulli.

Seriozisht, do të doja të ishim më përshkrues, por për respekt për fëmijët, nuk do ta bëjmë.

Ajo që mund të themi është se thuhet se Cage do të bashkohet me mysafirë të famshëm si dhe gjuhëtarë, shkencëtarë dhe të tjerë.

Lajmin për serinë e re e konfirmoi faqja “Netflix is a joke”, të martën, përmes Twiter.

“Shikoni deri në fund për të parë se për çfarë po flet Nicolas Cage,” thuhet në mesazh, së bashku me një video shoqëruese. “History of Swear Words” e prezantuar nga thesari kombëtar vetë Nic, premierë më 5 janar!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat