Aktorja Edona Reshitaj akuzon produksionet se s’i kanë paguar kontributet pensionale

Mediale Vip

Aktorja Edona Reshitaj akuzon produksionet se s’i kanë paguar kontributet pensionale

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 23:21
Edona Reshitaj

Artistja Edona Reshitaj, nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se si nuk i është paguar me vite kontributi pensional, në kohën kur qytetarët e Kosovës po marrin 10 përqindëshin e të hollave nga trusti.

Edona përmes postimit ka treguar se në disa seriale televizive ku ka punuar u janë ndalur paratë për trust, ndërkohë që sot ato shuma nuk konfigurojnë fare.

Postimi:

Ne disa seriale televizive ku une kam marre pjese me vite te tana, ne rroge m’i kane ndale paret per trust, por ne trust nuk me figurojne ato pare sepse produksioni nuk i ka pagu.

A ka dikush pergjigje per keto raste, apo a mund te inicohet diçka e tille nga te gjithe ata artiste qe kane kalu neper keto eksperienca te padrejta?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat