Stresi fton gjithë reperët e famshëm në Shqipëri t’i bashkohen në protestë

Mediale Vip

Stresi fton gjithë reperët e famshëm në Shqipëri t’i bashkohen në protestë

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 15:59
Reperi Stresi

Reperi Stresi këto ditë ka qenë shumë i zëshëm për çështjen e protestës që po mbahet në Tiranë.

Protesta po mbahet me moton “Drejtësi për Klodianin”, pas rastit ku polici e qëlloi me armë zjarri 25-vjeçarin në Tiranë.

Stresi që nga dita e parë iu bashkua protestuesve, ndërsa është shpallur në kërkim të policisë që nga ajo dit.

Me anë të një postimi, ku ndau një foto nga protesta, reperi po fton kolegët e Shqipërisë në protestë.

“I ftoj dhe te gjithe grupet e rreperave te famshem ne Shqipri pa dallim te behet me mu ne ket kauz plzz plzz plzz”, shkruan ai. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat