Vajza e Beyonce, Blue Ivy Carter nominohet për çmimet “Grammy Awards 2021”

Mediale Vip

Vajza e Beyonce, Blue Ivy Carter nominohet për çmimet “Grammy Awards 2021”

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 18:02
Beyonce

Vajza e madhe e Beyonce, Blue Ivy Carter është zyrtarisht e nominuar në çmimet e “Grammy Awards 2021”.

Kjo vjen pasi këngëtarja e njohur muajin e kaluar lansoi projektin “Brown Skin Girl”, ku mori pjesë edhe vajza e saj, shkruan Daily Mail.

Emri i tetë vjeçares nuk u shfaq në listën e të nominuarve, por Grammys së fundmi azhurnoi faqen e saj përfshirë atë.

Kënga e Beyonce i dedikohet grave me ngjyrë, të cilat patën sukses në sfera të ndryshme të jetës.

Ndërkohë, Carter në këngë jep një performancë të shkëlqyeshme, me vokale së cilës fillohet dhe përfundon kënga.

Përndryshe, artistja këtë vit është ndër më të nominuarat për çmimet kryesore në “Grammy”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat