Bëri debutimin në skenë tre vite më parë, Rina Balaj falënderon fansat për përkrahje

Mediale Vip

Bëri debutimin në skenë tre vite më parë, Rina Balaj falënderon fansat për përkrahje

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 10:46
Rina Balaj

Ajo sot tre vite më parë bëri debutimin në skenën muzikore shqiptare.

Fjala është për reperen tashmë të njohur, Rina Balaj, e cila filloi karrierën si pjesë e labelit “On Records”.

Të parën këngë e solli në bashkëpunim me artistin Endri në dhjetor të vitit 2017 të quajtur, “Janari”.

Duke qenë se kanë kaluar tri vite si pjesë e estradës, artistja nga Istogu ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahën në rrugëtimin e saj.

“3 vite më parë unë publikova këngën e parë, faleminderit te gjithë njerëzve që më përkrahën dhe besuan në rrugën time. Kurrë nuk do të ju lë. E bekuar”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë në InstaStory.

ImageMegjithatë, 21 vjeçarja vitin e kaluar (2019) u largua nga grupi i lartpërmendur nga menaxhimi i Met Elshanit, për të vazhduar si artiste e pavarur.

Përgjatë kësaj kohe, Rina solli një sërë projektesh të suksesshme, përfshirë këtu edhe bashkëpunimet me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat