George Clooney bën thirrje për mbrojtje nga COVID-19: Vendoseni një dreq maske

Mediale Vip

George Clooney bën thirrje për mbrojtje nga COVID-19: Vendoseni një dreq maske

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 00:28
George Clooney

George Clooney shpërthen i nervozuar ndaj atyre që nuk vendosin maskë.

George Clooney kritikoi ata që nuk vendosin maska dhe bëri thirrje që t’i vendosin për shkak të shqetësimeve mbi lirinë mes pandemisë COVID-19, shkruan Daily Mail.

Aktori 59-vjeçar u shfaq në Howard Stern Show, të mërkurën, ndërsa bëri një shaka me një fyerje duke shpërthyer ndaj atyre që nuk pranojnë të vendosin maska.

Ai tha se disa thojnë “Epo kjo është liria ime”, por shtoi se kështu nuk funksionon kjo gjë.

“Liria juaj është kjo: Ju jeni të lirë të pini duhan derisa mushkëritë tuaja të nxihen, por nuk mund ta bëni në autobus. Dhe ju jeni të lirë të pini derisa mëlçia juaj të prishet, por nuk mund të pini dhe pastaj të hipni në timonin e një makine”, deklaroi aktori.

Clooney vazhdoi duke thënë se ka disa udhëzime, të cilat duhet të ndiqen nga publiku i gjerë për të ndaluar përhapjen e virusit.

“Duhet të ketë rregulla të caktuara. Vendosni një dreq maske dhe do ta ndalojmë këtë. Kemi edhe vaksinën që po vjen, le të shpëtojmë 60 mijë jetë të tjera, para vaksinave”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat