Getinjo kujton dukjen e tij në adoleshencë, e quan veten “origjinal” në kohën kur u realizua kjo fotografi

Mediale Vip

Getinjo kujton dukjen e tij në adoleshencë, e quan veten “origjinal” në kohën kur u realizua kjo fotografi

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 15:13
Getinjo

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo është mjaft aktiv dhe i ndjekur nga fansat e tij në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë nga e kaluara.

Një të tillë, reperi ferizajas e ka publikuar së fundmi në InstaStory, duke treguar një fotografi nga vitet 2005-2006, kur ai ishte në periudhën e adoleshencës.

Aso kohe, Getinjo ndodhej në shkollë të mesme, dhe dukej shumë ndryshe nga sa duket sot.

Ai e ka quajtur “origjinal” veten në këtë fotografi, pasi të njëjtën fjalë e ka vënë në mbishkrimin e imazhit.

Me siguri që në kohën kur është realizuar kjo fotografi, rep-artisti tani 30 vjeçar, nuk e ka menduar se një ditë do të gëzonte epitetin e një të famshmi.

Me kalimin e viteve, Getinjo filloi të merret me muzikë së bashku me të vëllain e tij, Mozzik, duke u bërë ndër reperët më me ndikim në estradën shqiptare. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat