Më në fund u zbulua!

Mediale Vip

Më në fund u zbulua!

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 07:08
Ledri Vula, Majk

Në 22 qershor Ledri Vula, në një intervistë për NIN, tha se këtë verë do na vijë me disa bashkëpunime, siç janë Mc Kresha, Capital T, Lumi B, Dafina si edhe Majk.

E teksa bashkëpunimet e para janë publikuar dhe kanë shkaktuar goxha impakt, kënga me Majk ende nuk është publikuar dhe nga artistët nuk ka asnjë lajmërim. Madje, Ledri tha në intervistë se kënga kishte përfunduar dhe duhej të realizonin vetëm klipin.

Më 17 korrik në rrjet qarkulluan shumë foto e video nga xhirimet e videoklipit, që është xhiruar në bregdet dhe si duket do jetë tejet veror.

Në njërën prej fotove që qarkulloi asokohe Majk dhe Ledri pozojnë së bashku, të veshur shumë cool dhe me një gotë në dorë.

Tashmë kur ka kaluar edhe vjeshta e po përfundon 2020, nuk kemi asnjë shenjë nga reperët rreth bashkëpunimit të shumëpritur.

Mirëpo, “Prive” raporton se çunat e kanë lënë për një moment të dytë publikimin e këngës.

Ajo ka përfunduar, si regjistrimet në studio, ashtu edhe klipi, por për shkak të pandemisë dy artistët kanë vendosur ta ruajnë këngën për 2021, me shpresën e rikthimit të normalitetit dhe koncerteve.

Kjo është hera e parë që dy reperët bëhen bashkë pas largimit të Ledrit nga Babastars dhe urojmë që gjërat të shkojnë si duhet.

Ledri tashmë ndodhet në Gjermani ku ka mirëpritur në jetë vajzën e tij teksa sot ka paralajmëruar një projekt suprizë. Reperi ka ndarë një video me fansat në Instagram, duke bërë me dije se ka gati këngën e fundit të 2020 e titulluar “I need you”, por s’ka bërë ende me dije datën e publikimit.

Sakaq, Majk pritet të lançojë shumë shpejt një bashkëpunim me Getoarin. Dyshja është parë duke punuar në studio, por na ka lënë në pritje prej kohësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat