Yllka Kuqi sapo na rikujtoi look-un legjendar të Dafinës me një foto të 8 viteve më parë!

Mediale Vip

Yllka Kuqi sapo na rikujtoi look-un legjendar të Dafinës me një foto të 8 viteve më parë!

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:23
Yllka Kuqi dhe Dafina Zeqiri

Janë dy nga këngëtaret më të mira e të bukura në Kosovë, por gëzojnë edhe një super raport me njëra-tjetrën.

Yllka Kuqi dhe Dafina Zeqiri prej vitesh kanë një miqësi të ngushtë dhe nuk na i kursejnë fotot së bashkë.

Yllka ka bërë ditën e sotme një kthim pas në kohë, para shumë viteve. Ajo ka publikuar një foto në Instastory ku shihet bashkë me Dafinën, duke shkruar “8 vite më parë”, pra fotografia është realizuar në 2012.

Dafina duket shumë ndryshe me flokë të zinj e të shkurtër, kurse Yllka një bjonde tepër e ëmbël.

Vitet duket sikur nuk kanë ecur fare për dy bukuroshet shqiptare që zbukurohet çdo ditë e më shumë.

Dafina pritet të publikojë së shpejti bashkëpunimin me Yll Limanin, të titulluar “Mos shko”, e siç duket do të jetë një baladë e bukur dashurie. Kënga është regjistruar në studio dhe tani po ripërpunohet për t’u bërë gati për publikim. Dafina ka treguar se teksti është shkruar nga vetë ajo dhe nga reperi Elinel.

Nga ana tjetër, pak javë më parë ajo ka sjellë remix e këngës mjaft të pëlqyer “Vuj vuj vuj”, që është mirëpritur shumë mirë nga publiku.

Projekti u bë viral, kjo prej videoklipit të veçantë ku protagonist është Miran Ramadani, i cili ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me videot humoristike që poston në rrjetet sociale.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat