Blero paralajmëron këngën e re: Balada më e mirë e imja do të vijë

Mediale Vip

Blero paralajmëron këngën e re: Balada më e mirë e imja do të vijë

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 19:34
Blero

Artisti i njohur shqiptar, Blero Muharremi, për vite të tëra është pëlqyer për projektet muzikore.

Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale, duke ndarë në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga përditshmëria.

Së fundmi në një postim në Instagram, Blero ka bërë të ditur se shumë shpejt do të lansojë këngën e re.

Këngëtari zgjodhi që të ndajë një pjesë të tektit, duke paralajmëruar se do të jetë balada e tij më e mirë.

“Balada më e mirë e imja do të vijë”, ka shkruar ai në përshkrim.

Blero përndryshe në një paraqitje televizive nuk e ka përjashtuar edhe këndimin në zhanrin popullor, duke marrë pjesë kështu në dasma.

Ndërkohë, “Nuse ime” është projekti tij i fundit, që rezultoi të pëlqehet në masë të madhe nga admiruesit e muzikës së tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat