Olta Gixhari dhuron një super kartolinë për Krishtlindje me Amar!

Mediale Vip

Olta Gixhari dhuron një super kartolinë për Krishtlindje me Amar!

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:23
Olta Gixhari me Amarin

Këtë vit për herë të parë aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar Olta Gixhari i kalon festat e fundvitit dhe Krishtlindjet si nënë. Prej 4 muajsh, me ardhjen e Amar në jetë, ajo është bërë nënë dhe duket më e lumtur se kurrë.

Ditën e sotme ajo ka ndarë një foto me të voglin e saj në Instastory, ku shihen të dy të veshur me të kuqe. Aktorja i ka bërë edhe një super dedikim Amarit, duke i shkruar:

"Shpirti mamit, gjithmonë është Christmas me ty"

Disa ditë më parë, Olta i ka shkruar një letër publike babagjyshit, ku ndryshe nga çdo vit tjetër nuk i kërkon asgjë, thjesht e falenderon për të birin.

Krahas dy fotove, një të Amar dhe një ku shihet vetë bashkë me të voglin, bukuroshja bjonde shkruan se me këto foto kartolinë do t’i tregojë të gjithë qiejve që është e lumtur dhe se ëndrra e saj u realizua.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat