Fero është rikthyer me projekt të ri muzikor.
Pas një pauze disa mujore, Fero është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Reperi sapo ka publikuar këngën e re me titull “Italy”, të cilën edhe kësaj radhe e solli të shoqëruar me videoklip.
Për tekstin e këngës u kujdes vet Fero, mix/masterin e bëri M.O.B dhe Ibo, ndërsa videoja është punuar nga Gent Films.
Javë më parë, saktësisht më 28 Nëntor, artisti befasoi të gjithë duke publikuar duetin “Liria ka emër” me Veli Sahitin-Trix.