Gashi zbulon emrin e artistit me të cilin bashkëpunoi për projektin e ri

Mediale Vip

Gashi zbulon emrin e artistit me të cilin bashkëpunoi për projektin e ri

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 15:23
Gashi

Reperi Gashi gjatë këtij viti ka qenë goxha aktiv me projekte të reja muzikore, madje lansoi edhe një album të ri.

Së fundi, me anë të një postimi në rrjete sociale, ai bëri të ditur se kënga e tij e radhës do të lansohet më 2021.

Për këtë projekt, ai ka bashkëpunuar me Scott Storch, por nuk preferoi të japë një datë të saktë të publikimit.

Ndryshe, “1984”, është albumi për të cilin Gashi ka deklaruar se është i lumtur që e publikoi këtë vit, ngase e ndjente se iu nevojitej njerëzve.

Sikurse artistët e tjerë, edhe Gashi u detyrua që këtë vit t’i anulonte gjitha koncertet e planifikuara, për shkak të pandemisë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat