Fotografi të pa publikuara më parë të Encës para se ajo të bëhej e famshme

Mediale Vip

Fotografi të pa publikuara më parë të Encës para se ajo të bëhej e famshme

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 22:44
Enca Haxhiu

Sfidës virale “Show me a picture of”, iu bashkua edhe këngëtarja Enca.

Këtë herë ajo ndau disa fotografi që ishin shkrepur shumë më parë se ajo të ishte një emër i famshëm i industrisë së muzikës.

Një nga ndjekësit i kërkoi asaj një foto sa këngëtarja ishte gjimnaziste. Këngëtarja ndau një fotografi ku shihet me flokë të gjatë të mbledhura pas me një fjongo.

Më pas, një tjetër ndjekës i kërkoi asaj të postonte një fotografi kur ajo ishte fëmijë.

Fotografia që këngëtarja zgjodhi të postojë ishte shkrepur kur Enca ishte vetëm 9 vjeçare, hera e parë kur ajo u ngjit në skenën muzikore.

“Isha rreth 9 vjeçe, hera e parë që u ngjita në skenë… 16 vite më parë”, ka shkruar Enca krahas fotografisë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat