Eliza Dushku mbledh fonde për amerikanët që po përballen me mungesë të ushqimit

Mediale Vip

Eliza Dushku mbledh fonde për amerikanët që po përballen me mungesë të ushqimit

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 10:57
Eliza Dushku

Aktorja shqiptare me famë ndërkombëtare, Eliza Dushku, është vënë së fundmi në ndihmë të personave në nevojë.

Ajo është bashkuar me organizatën e famshme amerikane, “Feed America”, për të grumbulluar fonde për numrin e madh të njerëzve që sivjet u është paraqitur nevoja e ushqimit.

“Ju lutemi ndihmoni në çfarëdo mënyre që të mundeni. Për ditëlindjen time të 40-të në 30 dhjetor 2020 le të rrisim në 40 mijë fondin për vëllezërit dhe motrat tona amerikane që po i humbasin të gjitha tani – e para dhe më e rëndësishmja: USHQIMI. ‘Feeding America’ po bën punën e mirë. Ata kanë nevojë për mbështetje dhe çdo donacion/asnjë shumë nuk është shumë e vogël. Ky nuk është ai që jemi për të parë miqtë dhe fqinjët tanë të uritur. Ju lutem bashkohuni me mua sot. Unë jam duke mbështetur ‘Feeding America’!

Ju lutemi bashkohuni/dhuroni në çfarëdo mënyre që të mundni për të ndihmuar miqtë dhe fqinjët tanë në vështirësi sot”, ka shkruar Dushku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat