“Publiku është ushqim shpirtëror”

Mediale Vip

“Publiku është ushqim shpirtëror”

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 30 dhjetor 2020 Në ora: 21:26
Emine Toska

"Bota Sot". Si ka qenë viti 2020 në këndvështrimin e një aktore..këngëtare..me pak fjalë të një artiste?  

Emine Toska: Mos na raft me harru  "thotë fjala e urtë popullore.Një vit më shumë sfida, me shumë ankth,  me shumë frikë nga virusi i panjohur si për origjinën,si për shërimin ashtu dhe për fundin e tij.Ku përveç pasojave sociale,  ekonomike kishte edhe pasoja psiqike, emocionale si për kah infektimi,sëmundja e deri edhe tek humbja e miqve e më të dashurve të njerëzve në mbarë globin duke mos zgjedhur ngjyrën,racën as prejardhjen e tyre e deri tek periudha kohore kur ishim të mbyllur të gjithë të izoluar e të karantinuar edhe nga më të afërmit tanë.Dhe përjetuam edhe tmerrin profesional pra pamundësin për të prezantuar artin tonë para artëdashësve për disa muaj e gjithnjë në perpjekje për të gjetur një zgjidhje kemi punuar në disa projekte të cilat janë përcjellur online përmes rrjeteve sociale ku sado pak besoj te kemi bërë të mundur atë lidhjen më publikun.

 “Bota Sot“: A e keni ndjërë mungesen e publikut? 

Emine Toska: Natyrisht që po.Shumë.Publiku është ushqim shpirtëror për mua e këtë mungesë nuk mund ta plotësoj asgjë.Është si lulja pa ujë,si jeta pa diell, si qielli pa yje!

“Bota Sot“: Përkundër vështirësive ju keni realizuar disa shfaqje skenike, a mund të na flisni pak më tepër? 

Emine Toska: Siç e ceka më lartë jemi munduar të gjejmë një mundësi për të qenë afër publikut ndër të tjera projektin për mërgimtarët, në kohën kur jemi mësuar të gjallërohet çdo gjë gjatë sezonit veror e kemi përgaditur performance”,Të fala nga Gjilani” projekt me poezi e këngë për atdheun e për mërgimtarët (është transmetuar në livestrime, edhe shfaqje të tjara nga repertori i teatrit gjithashtu janë transmetuar në të njëjtën formë), më vonë kur u liruam pak më shumë edhe patëm premierën e shfaqjës,,7 Shkallët’’dhe reprizat i këmi dhënë konform rrëgullave të IKSHPK-së duke respektuar masat ë caktuara.

“Bota Sot“: Çfarë mësuat nga pandemia, sepse një artiste mëson edhe nga fatkeqësia apo jo? 

Emine Toska: Mësova unë dhe të tjërët atë që e kam ditur por që u vërtetua, së mbi të gjitha është shëndeti, është jeta dhë liria, prandaj duhet ta shijojmë ta shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të japim nga vetja ato që na ka dhuruar nëna natyrë e i Madhi Zot.Të jemi të sinqertë human, t’i ndihmojmë njëri tjetrit e ta përkrahim gjithmonë në çdo moment, dhe të mendojmë gjithmonë pozitiv për vetën për njërëzit, dhe për gjithçka që na rrethon.

“Bota Sot“: Si e shihni, si pritni të jëtë viti 2021? 

Emine Toska: Së pari i lutëm Zotit ta largoj këtë virus e të mos vij edhe ndonjë e papritur negative për botën ë njërëzimin e pastaj ta marim veten e të bashkohemi të rikuperohemi nga gjithë ky tmerr i 2020-tës e t’i kthehemi jetës normale, më të përgaditur edhe më të fortë, na presin sfida edhe më shumë pas kësaj, tu e pasur parasysh dobësimin e ekonomisë,humbjen e vendeve të punës,pasojat psiko-sociale e shpirtërore të njërëzimit që erdhen si pasojë e covid-19, e  tash edhe variantit të ri të tij.O Zot na ruaj e na i fal mëkatët!

“Bota Sot“: Çfarë projekti keni për 2021? 

Emine Toska: Nuk e shoh të rrugës të publikoj plane për 2021-tën për shkak të situatës në të cilën jemi, por mbetet të shohim si do të rrjedhin gjërat, planet nuk mungojnë e as realizimet nuk do të mungojnë, bile shpresoj së që do të tejkalohen, të vijnë edhe surpriza  të paparashikuara

“ Bota Sot“: Mesazhi juaj për adhuruesit dhe lexuesit e " Bota Sot"?

Emine Toska: Mesazhi im do të ishte ta gëzojmë jetën,lirinë dhë shëndetin sa e kemi, sepse kurrë s’dim deri kur do ta kemi rastin t’i kemi.Ju uroj festat e fundvitit, qoftë vit i mbarë e i lumtur për të gjithë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat