Me pamje ndryshe, Tayna uron duke thënë se ky vit ka qenë ‘bekim në fshehtësi’

Mediale Vip

Me pamje ndryshe, Tayna uron duke thënë se ky vit ka qenë ‘bekim në fshehtësi’

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 21:07
Tayna

Tayna tregon se çfarë i mësoi 2020-ta.

Vitin e kaluar ishte senzacioni i vitit, por edhe këtë vit, Tayna e përmbylli me shumë suksese.

Ani pse i kishin dështuar planet rreth koncerteve, artistja publikoi disa këngë të reja, që dolën të jenë shumë të suksesshme.

Përmes një postimi, reperja thotë se ky vit i mësoi asaj të ua di vlerën njerëzve dhe gjërave që kanë rëndësi për të, ndërsa thotë se 2020-ta ishte i nevojshëm për të gjithë.

“2020 ka qene bekim n’fshehtsi. E kom perjetu si “Doruntina” prap. Kom msu m’ja dit vleren njerzve&sendeve qe kan randsi ma shume, me nejt me kembe n’toke, m’u shkeput prej egos edhe m’u lidh me brendsine tem. Vitin qe po vjen jom gati per gjithcka me zemer t’hapun e me shume dashni. Urime Vitin e Ri të dashurit e mi dhe faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimit tim! Edhe pse jo viti i preferum, sigurisht ka qene i nevojshem per krejt❤️“, shkruan ajo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna)

Këtë urim, Tayna e bëri përmes disa fotografive, ku shfaqet krejtësisht ndryshe në dukje.

Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Tayna është “Johnny”, ku erdhi me skena provokuese në videoklip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat