Urimi i Xhesit për Saimirin në prag të ndërrimit të viteve

Mediale Vip

Urimi i Xhesit për Saimirin në prag të ndërrimit të viteve

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 21:53
Xhesi

Duke qenë se tashmë ndodhemi në prag të ndërrimit të viteve, vajzat e spektaklit  Love Story në TV Klan kanë dhënë urimet e tyre për publikun, familjen dhe Saimirin.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Xhesi ka folur pak edhe për rrugëtimin e saj në këtë romancë live dhe momentet më të bukura me Saimirin.

Majde ajo ka bërë edhe një urim të veçantë për 33-vjeçarin.

Biseda e plotë:

Je tip dhuratash?

Festat mendoj se janë të bukura atëherë kur ke afër njerëzit e zemrës. Më pëlqen të bëj më shumë dhurata të vogla simbolike, siç mund ta keni parë.

Kujt i ke bërë dhuratë këtë vit?

I kam bërë mamit dhe babit. Unë kam këtë bluzën këtu, e kam nga shoqet e ngushta dhe ka një shprehje në latinisht. Është fotoja jonë.

Kush është ushqimi yt i preferuar për festën e Vitit të Ri?

Babi im gatuan shumë mirë dhe natën e Vitit të Ri na bën ca mesore, ca sallatëra që shkrihem për ato.

Si e ke përjetuar rrugëtimin tënd në spektakël deri tani?

Ka pasur të mirat  dhe të këqijat e veta. Do gënjeja nëse do thoja që nuk ka pasur edhe atë pjesën e trysnisë. Nga persona që nuk na njihte askush, tani jemi në qendër të vëmendjes, komentet, gjë që edhe mund ta kemi përjetuar pak keq. Por kam marrë edhe shumë emocione pozitive.

Cili është momenti më i bukur që ke pasur në Love Story?

Kanë qenë shumë momente të bukura. Do të veçoja takimet me Saimirin, takimin privat por edhe natën e Vitit të Ri që e festuam tek vila. Ishte atmosferë e bukur me të gjitha vajzat.

Po për Saimirin ke ndonjë urim?

Saimirit i uroj që në fund të këtij rrugëtimi të gjejë dashurinë e vërtetë, qofsha unë, qoftë një nga vajzat e tjera. Të gjejë atë që i përshtatet më shumë zemrës së tij./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat