Hasley lanson linjën e saj të bukurisë

Mediale Vip

Hasley lanson linjën e saj të bukurisë

Më: 5 janar 2021 Në ora: 16:42
Hasley

Hasley njofton se ka lansuar linjën e saj të bukurisë, ndërsa shprehet shumë e lumtur.

Halsey ua ka bërë të ditur 13.8 milionë ndjekësve të saj se si ndihet në lidhje me lansimin e linjës së saj të bukurisë, të titulluar “About face”, shkruan Daily Maiil.

Të hënën, 26-vjeçarja përmes llogarisë së saj në Twitter ka shprehur entuziazmin për linjën dhe bëri disa komente lidhur me aspekte të ndryshme të procesit të krijimit të linjës.

Autorja e shumë hiteve, gjithashtu ndau disa imazhe promovuese për markën dhe për të gjitha ato ajo ishte grimuar vet.

Në një tweet, Hasley shpjegoi se kishte ushtruar kontroll të plotë krijues mbi krijimin e produkteve dhe se ajo mbështetej në sfondin e saj të gjerë në krijimin e linjës.

Këngëtarja tha se pëlqen çdo detaj nga emrat e hijeve tek përbërësit e produkteve, kurse thotë se është shumë e lumtur.

“Jam shumë e lumtur saqë mund të më bie të fikët. Faleminderit që jeni kaq të entuziazmuar me mua !!!!!”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat