Ylli Agresioni vjen me muzikë megahit

Mediale Vip

Ylli Agresioni vjen me muzikë megahit

Nga: Maksim Gjokaj Më: 6 janar 2021 Në ora: 16:13
Malsor Sadiku

Kohët e fundit kemi shumë reper të cilët po vinë në tregun shqiptarë por thuajse të gjithë po sjellin kuantitet ndërsa të rrallë janë ata që po sjellin kualitet në rrymën më të ndjekur në Botë pra në muzikën Rap-Hip-Hop…!

Një ndër reperët më të mirë shqiptarë i cili i ka qëndruar besnik kohës dhe muzikës Hip Hop është reperi Malsor Sadiku i njohur me emrin e skenës ”Agresioni” Agresioni në moshë shumë të re e ka filluar karrierën muzikore konkretisht në vitin 2004 duke shkruar teskte të ndryshme dhe duke zgjedhur mënyrën nëntokësore për të treguar talentin e tij në muzikën rap!

Malsori muzikën e vlerëson si një pjesë të pa ndashme në të cilën e gjenë vetën si në momentet e mira po ashtu dhe në momentet më të vështira të jetës së tij e ndanë me muzikë…!

Edhe pse muzikën e ka në zemër Agresioni posedon dhe biznesin e tij personal duke e dëshmuar që ka talent dhe për profesione tjera…! Reperi në fjalë Agresioni së fundi ka realizuar projektin e tij “AFTËSITË E MIJA” projekt ky në të cilin ka shprehë mendimin e tij në përgjithësi rreth karrierës së tij! Projekt për të cilin tekstin dhe muzikën është përkujdesur vetë ndërsa ky projekt është realizuar në bashkëpunim me K-Lay…!

 

Agresioni përveç këngës së fundit është në realizimin e shumë projekteve të reja në të cilat do ketë shumë surpriza të cilat sigurisht adhuruesit e muzikës së tij presin me pa durim ti dëgjojnë…! Agresioni muzikën shqiptare e vlerëson si muzikë shumë kualitative por po ashtu shton se janë shumë projekte që behën vetëm për muzikë e jo për të mbet në histori të saj!

Reperi Malsor Sadiku kohët e fundit është shumë aktiv dhe premton se këtë ritëm do e ndjekë dhe nuk do ndalet asnjëhere duke sjellë projekte për njerëzit që e dojnë dhe e vlerësojnë punën e tij! Edhe pse Agresioni jeton në Houston Texas asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët se prej nga vjen dhe origjina e repit të tij lidhet drejtpërdrejt me origjinën dhe prejardhjen e tij.

Reperi Malsor Sadiku “Agresioni” në mesazhin për adhuruesit e tij deklaroj se i përshëndet të gjithë ata që besuan në të, në muzikën e tij dhe këtë besim së shpejti du ua shpërblej me projekte të reja muzikorë në të cilat mund të ketë videoklip po ashtu në një të ardhme të shpejt mund të ketë dhe album!

Vlen të cekët se edhe pse koha i ka komercializu shumë nga reperat shqiptarë kjo gjë nuk ka ndodhur me reperin Agresioni i cili i ka qëndruar besnik kultivimit të vërtetë në muzikën Rap Hip Hop Shqip ku për asnjë moment përfitimi material nuk i’a ka mundur dëshirën për repin e vërtetë shqiptarë andaj lirisht mund dhe të llogaritet si një ndër ikonat e kësaj rryme muzikore!

Ne mbetemi më shpresën që Agresioni nuk do ndalet por do sjellë në treg shumë projekte të reja për të cilat i dëshirojmë shumë sukses…!BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat