Divorci me Kanye West, fansat mendojnë se ky është personi me të cilin mund të dalë Kim Kardashian!

Mediale Vip

Divorci me Kanye West, fansat mendojnë se ky është personi me të cilin mund të dalë Kim Kardashian!

Më: 6 janar 2021 Në ora: 23:56
Van Jones, Kim Kardashian dhe Kanye West

Letrat e divorcit të Kim Kardashian dhe Kanye West nuk janë nënshkruar ende, por fansat tashmë po spekulojnë se me kë do të dalë ylli i “Keeping Up With the Kardashians” pasi i dha duart reperit.

Shumë njerëz në Twitter po shkruajnë se 40-vjeçarja  mund të dalë me analistin e CNN Van Jones, me të cilin ajo ka punuar dikur. Një person shkroi në Twitter: “Unë përpiqem të mos merrem shumë me showbiz por Kim Kardashian & Van Jones nuk më duken shumë larg njëri-tjetrit. Kim po përpiqet për t’u bërë një avokate. Van Jones është avokat. Të paktën i ka bërë llogaritë. ”

“Kim Kardashian dhe Van Jones: Një histori dashurie e pashmangshme”, shkroi një tjetër. E sigurisht shumë statuse të tjera po ziejnë në Twitter momentalisht.

Në 2018, Jones u takua me Kim në Shtëpinë e Bardhë, teksa Jones tha për Andy Cohen në “Watch What Happens Live” në 2019 se ylli i reality-showt është “e shkëlqyeshme”, duke shtuar se ajo do të bëhet një avokate e mirë sepse është “tepër bindëse dhe këmbëngulëse”. Ai gjithashtu zbuloi në atë intervistë se ai është në kontakt me Kim disa herë në javë.

Në qershor 2018, Jones ftoi Kimin në emisionin e tij në CNN për të diskutuar rreth shumë detajeve nga ana profesionale e personale por u ndalë edhe në martesën e saj me Kanye West, 43, në atë kohë.

“Si partnerja i një gjeniu krijues, i cili ndonjëherë gjendet në telashe, çfarë mendoni se është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni në atë marrëdhënie?” pyeti ai Kim asokohe. Kjo e fundit u përgjigj, “Mendoj se mbështetja, edhe nëse nuk e shohim njëri-tjetrin në sy. Po ashtu edhe sinqeriteti. Ne kemi një komunikim vërtet të mirë. Jam apo jo dakord – unë jam gjithmonë atje për të dhe mendoj se ai e di këtë. “

Të martën, Page Six raportoi se tashmë divorci është i pashmangshëm për West dhe Kardashian pas gjashtë viteh martese dhe katër fëmijëve së bashku. Kjo ishte martesa e tretë e themeluesit të KKW Beauty.

Ndërkohë, Jones u nda nga gruaja e tij, Jana Carter, në maj 2018 dhe divorci i tyre u finalizua në qershor 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat