Eneda Tarifa zbulon pengun e fundit të Kujtim Prodanit: E kishte pikë në zemër

Mediale Vip

Eneda Tarifa zbulon pengun e fundit të Kujtim Prodanit: E kishte pikë në zemër

Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:53
Eneda Tarifa

Kantautori i mirënjohur shqiptar, Kujtim Prodani nuk mundi të fitonte dot betejën me Covid-19 dhe u shua një ditë më pare në moshën 57-vjeçae.

Artisti i ndjerë ishte shtruar në spitalin Sheqet Ndroqi në fund të muajit dhjetor, por pavarësisht kujdesit mjekësor ai nuk arriti të mbijetonte. Gjatë vitit që lamë pas ai ishte mjaft aktiv në muzikë dhe këtë vit kishte menduar të organizonte diçka madhështore.

Këngëtarja, Eneda Tarifa ka treguar në “Shqipëria Live” se Prodani po punonte kohët e fundit me një koncert recital që donte ta realizonte në nder të nënës së tij, Anita Take.

Eneida u shpreh se ky duhet të jetë edhe pengu më i madh i artistit të ndjerë. Tarifa tha se tashmë është detyrë e kolegëve të Prodanit që ta çojnë deri në fund misionin që ai la përgjysmë dhe në këtë koncert recital të kujtojnë edhe figurën e tij.

“Ne ishim në bisedime për të bërë recitalin e Anitës dhe unë kisha për të kënduar një këngë që e kam kënduar gjithmonë të Agim Prodanit. Shkoi me një peng, por mendoj se është momenti që të mblidhemi ne e të bëjmë një memorial për Kujtimin dhe Anitën. Ikën shumë shpejt dhe goxha afër njër-tjetrit. Kujtimi u kujdes shumë për të ëmën dhe e kishte pikë në zemër”, tha këngëtarja e njohur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat