Rosela Gjylbegu zbulon sekretin e 12 viteve punë në Parlament: Si i kam rezistuar "fshesave" partiake

Mediale Vip

Rosela Gjylbegu zbulon sekretin e 12 viteve punë në Parlament: Si i kam rezistuar "fshesave" partiake

Më: 8 janar 2021 Në ora: 12:17
Rosela Gjylbegu

Rosela Gjylbegu është ngjitur në skenë që në moshën 15-vjeçare dhe është ndër këngëtaret e vetme që ka ruajtur të njëjtin profil të kuruar që prej daljeve të para. 

Talenti i saj u spikat në spektaklin “Ethet e së premtes mbrëma”, ku me vlerat dhe vokalin që e karakterizon fitoi simpatinë e publikut.

Ndër vite ka marrë pjesë në festivale të ndryshme, duke u shpërblyer me çmime. Por, prej 12 vitesh ajo punën në Kuvendin e Shqipërisë, por sa herë e sheh të arsyeshme i krijon vetes mundësi për të gjetur një ekuilibër mes punës dhe muzikës.

Rosela ishte e ftuar sot në “Wake Up” ku foli për këtë pozicion që mban prej kaq shumë kohësh.

“Mendoj se puna më ka mbajtur aty. Unë nuk jam një person apo individ që përfaqësoj një parti politike. E kam filluar këtë eksperiencë krejtësisht natyrshëm pa i kërkuar askujt një vend pune dhe jam mundur patjetër të meritoj pozicionin që kam nëpërmjet punës, përkushtimit dhe ndaj për një kohë u shkëputa që të justifikoj besimin e njerëzve. Kam një punë me përgjegjësi dhe nuk mund ta anashkaloj”, u shpreh ajo në “Wake Up”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat