Urimi i Vlashentit për Dojnën s’mund të ishte më i ëmbël se kaq!

Mediale Vip

Urimi i Vlashentit për Dojnën s’mund të ishte më i ëmbël se kaq!

Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:16
Vlashent Sata, Dojna Mema

Më 29 dhjetor Vlashent Sata zyrtarizoi romancën e tij me Dojna Memën, duke i treguar gjithë botës se ata janë bashkë.

Vlashenti ka publikuar në Instagram një video me moderatoren, ku ka bërë një kolazh të momenteve të tyre më të bukura që na ëmbëlsuan të gjithëve.

Dy zogjtë e dashuruar sigurisht që e kanë pritur bashkë ndërrimin e viteve, gjithashtu në shoqërinë e familjes së Dojnës.

Vetë moderatorja ka ndarë foto nga atmosfera e tyre e gëzueshme në Instagram, ku kanë pozuar të gjithë duke buzëqeshur si një familje tepër e lumtur.

Nuk dimë se si do e festojnë ata këtë ditë të veçantë, por kuriozë jemi për dhuratën që Vlashenti i ka bërë Dojnës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat