Ndërron jetë nëna e Robert dhe Patris Berisha

Mediale Vip

Ndërron jetë nëna e Robert dhe Patris Berisha

Më: 9 janar 2021 Në ora: 11:32
Teuta, Robert dhe Patris Berisha

Dy muzikantët e njohur shqiptarë, Robert dhe Patris Berisha, janë zgjuar mëngjesin e së shtunës me një lajm të kobshëm.

Kjo pasi nëna e tyre, Teuta Berisha, ka ndërruar jetë.

Njoftimin e ka dhënë djali i vogël i familjes, Patrisi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Mami jem më e mira…Ma ke këputur shpirtin, të pushoftë shpirti i qetë”, ka shkruar Patris Berisha në Facebook.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë ngushëllimet që dy vëllezërit kanë pranuar nga ndjekësit dhe rrethi i ngushtë familjar për këtë humbje.

Kujtojmë që si Roberti ashtu edhe Patrisi po bëjnë jetë të ndara nga partneret e tyre të dikurshme, Nora Istrefi dhe Tuna Sejdi – të dyja këngëtare të njohura të skenës.

Ata kanë edhe një vëlla më të madh, të quajtur Polinik Berisha, i cili është asambleist nga radhët e LVV-së në Komunën e Prishtinës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat