Pas skenave intime në dush, Saimiri eliminon njërën nga vajzat: Nuk kemi më shumë se tërheqje fizike

Mediale Vip

Pas skenave intime në dush, Saimiri eliminon njërën nga vajzat: Nuk kemi më shumë se tërheqje fizike

Më: 12 janar 2021 Në ora: 06:20
Ilustrim

Është mbyllur në natën e 9-të rrugëtimi i Arianës në romancën live të Love Story.

Vendimin për ta eliminuar nga gara Saimiri tha se e kishte marrë pasi kishte vënë re se mes tyre nuk kishte tërheqje me shumë se fizike, fakt ky që u pohua edhe nga vetë Ariana. Mes emocionesh, Ariana falënderoi 33-vjeçarin dhe produksionin për eksperiencën.

“Doja ta falënderoja shumë për kohën, për emocionet që më ke dhënë. Ke qenë ndoshta një nga vajzat më të sinqerta këtu, por e kam parë që nuk ka një tërheqje më shumë se fizike mes nesh dhe prandaj kam marrë këtë vendim. Je vajzë e mrekullueshme dhe sigurisht që dhe ti do ta gjesh princin që dëshiron”, i tha Saimiri Arianës.

“E pranoj… Shumë faleminderit, dua të falenderoj gjithë stafin këtu që mu dha mundësia dhe të gjithë njerëzit që kam njohur, do më marrë shumë malli, për të gjithë“,- tha Ariana mes emocionesh.

Një javë më parë, Saimiri kishte rezervuar një takim të gjatë privat me Arianën në ambientet e një palestre. Dyshja biseduan shumë pak, teksa kaluan momente romantike në pishinë dhe në dush.

Ndërkohë, si shpeshherë, trëndafilin e parë mbrëmjen e kësaj të hëne Saimiri ia dha Merit, teksa e cilësoi takimin që pati këtë javë me të si më të bukurin dhe më romantikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat