Robert Berisha ndan një fotografi të nënës së ndjerë në momentin kur lindi Renee

Mediale Vip

Robert Berisha ndan një fotografi të nënës së ndjerë në momentin kur lindi Renee

Më: 12 janar 2021 Në ora: 10:37
Robert Berisha

Këngëtari i njohur Robert Berisha është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai ditë më parë njoftoi fansat se ka ndërruar jetë nëna e tij, Teuta Berisha, e cila vite më parë vuante nga një sëmundje.

42 vjeçari së fundmi ndau një fotografi të së ëmës në InstaStory, ku shfaqet përkrah Renee, në momentin kur lindi vajza e Robertit dhe këngëtares Nora Istrefi.

Image

“Mami”, ka qenë përshkrimi i fotografisë që duket të jetë realizuar më 15 maj të vitit 2015, pikërisht ditën kur lindi Renee.

Ditën e djeshme (e hënë), Roberti po ashtu publikoi një thënie të shkrimtares Elif Shafak, ku thuhej se nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin, por shpirti i tyre qëndron ende për të parë fëmijët.

Teuta vdiq të shtunën (9 janar), ndonëse ceremonia varrimit ishte bërë vetëm me familjarët për shkak të situatës me coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat