‘Mëngjesi në shtrat’, Generda tregon si do ta llastonte Saimirin

Mediale Vip

‘Mëngjesi në shtrat’, Generda tregon si do ta llastonte Saimirin

Më: 13 janar 2021 Në ora: 06:58
Generda

Nata e 9-të e spektaklit Love Story në TV Klan e konfirmoi faktin që Saimiri tashmë ka filluar të ketë më shumë afrimitet me vajzat, duke qenë se në tre takime që pati, shkëmbeu tre puthje romantike.

Por para nisjes së spektaklit, konkurrente kanë folur në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, për mënyrën se si e mendojnë ato jetën bashkëshortore.

Generda ka treguar që se çfarë do të bënte nëse do të ndodhej 24 orë në shtëpi me Saimirin, teksa ka rrëfyer edhe për faktin nëse do të dëshironte të jetonte bashkë me prindërit e tij.

Nëse ti dhe Saimiri do të ishit vetëm në shtëpi për 24 orë, çfarë do të bënit?

Në radhë të parë do të hanim mëngjesin, pasi do t’ia përgatisja unë dhe do t’ia çoja në krevat. Vezët e skuqura më tha që i kishte qejf, gjëra me proteina dhe ndonjë ëmbëlsirë. Pastaj ndoshta do shihnim një film romantik, ndoshta “Letters to Juliet”.

Si je ti si nuse shtëpie?

Nuk e kam patur akoma rastin për ta testuar këtë gjë por jam mësuar në shtëpi dhe e kam qejf rregullin. Kam qejf gjithmonë që t’i rregulloj gjërat, jam vajzë punëtore.

Do pranoje të jetoje me prindërit e Saimirit?

Po, sepse jam tip shumë familjar dhe pse jo.

Çfarë imazhi ka vjehrra në mendjen tënde?

Kam patur shembullin në shtëpi që mami shkon shumë mirë me vjehrrën.

Po mami i Saimirit si të është dukur tek klipi?

M'u duk njeri i mirë, shumë e pashme. Normal që nuk e njoh, por shoh që Saimiri është djalë shumë i mirë dhe mendoj që edhe mamaja nuk do të jetë ndryshe.

Motra e Saimirit ka dhënë një lajmërim për vajzat, teksa u shpreh që t’ia keni kujdes vëllanë. A mendon se je kujdesur për Saimirin?

Normal që ia kam mbajtur mirë, sepse edhe ai më ka mbajtur, kjo gjë është reciproke. Ai më respektoi, kështu që edhe unë do ia jap mbrapsht këtë respekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat