Cilat janë planet e Kim Kardashian pas divorcit me Kanye West?

Mediale Vip

Cilat janë planet e Kim Kardashian pas divorcit me Kanye West?

Më: 13 janar 2021 Në ora: 07:17
Kim Kardashian

Kim Kardashian duket se po i pret me padurim aktivitetet e saj gjatë këtij viti. Kohët e fundit është diksutuar gjerësisht në mediat rozë, për spekulimet rreth divorcit sa me Kanye West.

Burime të afërta shprehen se Kim është shumë e përqëndruar tek ky vit i ri dhe gjëra të mira janë duke ardhur drejt saj.

“Kim provoi gjithçka që mundi për ta mbajtur marrëdhënien me Kanye dhe për hir të fëmijëve, por nuk funksionoi.”

Ndërkohë është mësuar se Kanye ka vendosur që të nisë një jetë të re në Europë. “Mirror” bëri të ditur se reperi do të zhvendoset për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë.

Për sa i përket ‘Keeping Up with Kardashian’, burimi për People u shpreh se Kim është e trishtuar për përfundimin e këtij Reality Show, por është shumë entuziaste për punën me Hulu’.

Nga ana tjetër, fansat tashmë po spekulojnë se me kë do të dalë ylli i “Keeping Up With the Kardashians”.

Shumë njerëz në Twitter po shkruajnë se 40-vjeçarja mund të dalë me analistin e CNN, Van Jones, me të cilin ajo ka punuar dikur. Një person shkroi në Twitter: “Unë përpiqem të mos merrem shumë me showbiz por Kim Kardashian & Van Jones nuk më duken shumë larg njëri-tjetrit. Kim po përpiqet për t’u bërë një avokate. Van Jones është avokat. Të paktën i ka bërë llogaritë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat