Dafina Zeqiri konfirmon ribashkimin me DJ Geek, publikon fotografi duke shkëmbyer puthje me të

Mediale Vip

Dafina Zeqiri konfirmon ribashkimin me DJ Geek, publikon fotografi duke shkëmbyer puthje me të

Më: 14 janar 2021 Në ora: 13:17
Dafina Zeqiri dhe DJ Geek

Ata duket se po shijojnë lidhjen në masë të madhe.

Fjala është për këngëtaren Dafina Zeqiri dhe partnerin e saj, DJ Geek, të cilët janë komentuar mjaft shumë në faqet rozë për ndarjen e tyre e po ashtu edhe për ribashkimin.

Të njëjtit kanë konfirmuar së fundmi se vazhdojnë të jenë bashkë në disa fotografi që janë ndarë në rrjete sociale.

Ka qenë vet artistja Zeqiri, ajo e cila ka publikuar dy fotografi me DJ Geek, në njërën prej të cilëve shfaqen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Në bazë të imazheve, çifti duket se po kalojnë kohë të mirë së bashku ndonëse nuk zbuluan destinacionin e pushimeve.

Thashethemet e fansave rreth ribashkimit të tyre dolën të jenë të vërteta, pas komenteve që bënin krahas imazheve të postuara në rrjete sociale.

Dafina në anën tjetër ditëve në vazhdim do të publikojë edhe albumin e ri të titulluar, “Dafinë moj”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat