Ju prezantojmë këngëtaren atraktive Peki Palokaj, jeta e saj në Amerikë!

Mediale Vip

Ju prezantojmë këngëtaren atraktive Peki Palokaj, jeta e saj në Amerikë!

Nga: Maksim Gjokaj Më: 14 janar 2021 Në ora: 15:27
Peki Palokaj

Ajo është një këngëtare e njohur e cila ka vite që merret me muzikë e mbi të gjithë ia thotë mjaft bukur muzikës "live". Kjo është këngëtarja Peki Palokaj, e cila ka vendosur tash e 3 vite të jetojë në Amerikë pasi e shkeli tokën e premtuar para 6 viteve duke e vizituar disa herë, ku është mjaft e angazhuar atje, madje pa ndalur duke qenë e preferuar dhe e kërkuar kudo në mbrëmje muzikore, por dhe në gëzimet familjare.

Peki e cila ka lindur në Kosovë por rritur dhe jetuar për 25 vjet në Mal të Zi e që ende mendojnë se është nga Malësia pasi e ka kaluar mjaft mirë plus siç thotë ajo është vend i bekuar.

Ajo ka një super repertor duke i kënduar kudo e krijuar atmosferë për të gjithë shqiptarët, pavarësisht se nga cili vend apo origjinë janë. Artistja atraktive ka shumë projekte dhe dy të tjera që mendon t'i sjellë shumë shpejt, ndërsa është mjaft e zonja pasi mbrëmjet në Amerikë vazhdon t'i organizojë vetë duke e menaxhuar mjaft mirë kohën, punën, por mbi të gjitha dashurinë për muzikën, por duke mos harruar dhe marrëdhënien që ka ajo me të birin, që e besoni apo jo ai është sot student në Podgoricë dhe mami Peki e ka gjithmonë në zemër e mendje e lufton e punon që ai të jetojë i lumtur e me të gjithë të mirat dhe ku mësojmë se ai me 18 Janar ka ditëlindjen e ajo ia feston edhe në Amerikë megjithëse në distancë.

Nëse ju ka rënë rruga nga Bronx dhe keni vizituar ambientin fantastik "Shila Bar" aty keni dëgjuar dhe parë këngëtaren ku nuk harron ta falenderojë gjithmonë pronarin e këtij vendi Fred Lala, për bashkëpunimet dhe mjaft organizime që kanë pasur me yjet artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi. Peki ka bashkëpunuar me shumë artistë por gjithmonë ajo ka qenë dhe një mbështetëse e që tju ndihmojë shumë këngëtarëve të tjerë.

Ajo vetë i dëgjon pa dallim gati të gjithë artistët shqiptarë e ka shumë që ajo i preferon. Kjo ishte këngëtarja Peki Palokaj të cilën mund ta njihni më shumë dhe ta dëgjoni duke klikuar në rrjetin e saj social, por dhe duke bërë subscribe kanalin e saj muzikor me emrin e saj. Në fund këngëtarja falenderon të gjithë shqiptarët kudo që janë në të gjithë botën e në mënyrë të veçantë ata në Amerikë për vlerësimin dhe përkrahjen që ia kanë dhënë gjithmonë e siç thotë Peki " Pasanike nuk jam por siç thotë fjala e urtë popullore "Asgjë nuk kam, asgjë smë mungon".BS.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat